Spartak Ngjela me tone të ashpra: A do japë dorëheqjen Kryeministri i Shqipërisë?

Avokat Spartak Ngjela shkruan me tone të ashpra për tensionet në veri të Kosovës, ku forca të ushtrisë serbe provokojmë me helikopterë dhe trupa speciale në kufi. Ngjela thotë se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Ja çfarë ndodhi kohët e fundit: Rama kërkoi të na hapte kufijtë për një Ballkan të Hapur, ku do të miqësoheshin popujt e Gadishullit, kurse banditi Vuçiç ka çuar forcat ushtarake në kufirin verior të Kosovës.

Dhe Rama, do të na qëndrojë ende si kryeministër!? Përse ta duam! që të na hapë kufirin për trupat ushtarake serbe të drejtuara nga terroristi milosheviçian Aleksandër Vuçiç?”, shkruan avokati ndër të tjera.

Shkruan Spartak Ngjela:

l. Nëse kryeministrin e Shqipërisë, nuk e pranon politika e Lartë e Kosovës: Presidenti i Republikës ose Kryeministri i Kosovës – Kryeministri i Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen.

Përse do ta duan shqiptarët një kryeministër të tillë!

Ja çfarë ndodhi kohët e fundit: Rama kërkoi të na hapte kufijtë për një Ballkan të Hapur, ku do të miqësoheshin popujt e Gadishullit, kurse banditi Vuçiç ka çuar forcat ushtarake në kufirin verior të Kosovës.

Dhe Rama, do të na qëndrojë ende si kryeministër!?

Përse ta duam! që të na hapë kufirin për trupat ushtarake serbe të drejtuara nga terroristi milosheviçian Aleksandër Vuçiç?

ll. Një turp i madh për të gjithë politikën shqiptare është batakçillëku antishqiptar i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur.

Po ky kryeministër, këtë turp historik në bashkëpunim me terroristin e Serbisë, e ka bërë me qëllim antishqiptar, apo nga naiviteti politik?

Dhe ja përgjigjja e kësaj pyetjeje: po të japë dorëheqjen, Edi Rana e njeh gabimin si paaftësi në kuptueshmërinë e termit “Ballkan i Hapur”; kurse, po nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ai është në bashkëpunim me agresionin serb antishqiptar.

Këtë do ta shohim…

Pyetja që ngritëm më lart, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç dy mundësive që përcaktuam.

Po opozita shqiptare në Parlament, ku është?

Loading...