Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar në një intervistë televizive se mbrojtja që ish-kryeministri Sali Berisha po i bën vetes ndaj akuzave të SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, është e dobët.
Sipas tij, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë dhe të japë mendimin e vetë.
Gabim ka bërë që nuk paraqitet në Gjykatë, e ka në disfavor. I pafajshmi të shkul dhëmbët, të tund kokën dhe të godet në një proces pa prova. Gjyqi të pafajshmin e bën figurë botërore, të fajshmin e varros.
Një ish-kryeministër që është i pafajshëm s’do e kishte këtu gjithë shtypin botëror. Gjykata ka prova, nëse ia rrëzon provat është figurë e madhe.
KLIKONI PER ME SHUME
From the Hilarious to the Frustrating – 15 Photos of Airport Life
Mbrojtja publike që i bën vetes është e dobët sepse nuk shkon të japë mendimin e vetë për provat”, tha Ngjela, ndërsa shtoi se nuk mund të arrestohet sepse është në moshë të thyer.
Në lidhje me pyetjen se nëse SPAK do ta lërë vendin pa opozitë me hetimet që ka nisur, avokati u shpreh: “Po të jesh në opozitë, bën krime dhe ikën në burg. E dini sa kryeministra që kanë qenë kryetarë partish dhe kanë përfunduar në burg. Procesi penal në politikë është si gripi. Shikoni perëndimin. Vend perëndimor do të thotë sa më shumë akuza. SPAK-u e ka në dorë luftën anti-korrupsion. Amerika ka treguar se SPAK-un e drejtojmë ne. Ata do të eliminojnë korrupsionin. Ku i gjetën këta pallate, fshatarët që i kanë lindur jua kanë dhënë”.