Spartak Ngjela: “Ra shumë keq osmanizmi primitiv i Erdoganit në Turqi.Tani ne këtu në Shqipëri na kanë mbetur brekushet e Edi Ramës.”

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjet lokale në Turqi, të cilat e vendosën Erdogan në një pozitë aspak të këndshme, për shkak se ka humbur disa nga qytetet kryesore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se osmanizmi primitiv i Erdoganit ra shumë keq.

Më tej avokati shton se në Shqipëri na kanë mbetur brekushet e Edi Ramës.

“Ra shumë keq osmanizmi primitiv i Erdoganit në Turqi. Ky i humbi dje të tre qytetet e mëdha në zgjedhjet për pushtetin vendor në Turqi.

Turqit e iluminuar të Ataturkut, perëndimorët e Ankarasë, Stambollit, Izmirit dhe qyteteve të tjerë të Turqisë moderne e zhytën osmanin e fundit primitiv të injorancës, në llumin e pimitivizmit dhe të brekusheve.

Tani ne këtu në Shqipëri na kanë mbetur brekushet e Edi Ramës. Por në të njëjtin llum do të zhyten edhe ato bashkë me të zotin”,– shkruan Ngjela.

Kujtojmë se në zgjedhjet që u mbajtën të dielën Erdogan ka humbur disa nga qytetet më të rëndësishme siç janë Ankaraja, Stambolli apo Izmiri.

Loading...