Spartak Ngjela rrëfen vitet në burg me babanë e tij: Kujdesesha për të dhe…

Spartak Ngjela ka kaluar disa vite të jetës së tij në burgun e Burrelit dhe te Ola rrëfeu për këtë periudhë të vështirë.

Teksa ai tregonte ra në sy karakteri i fortë që avokati ka, aq sa për një periudhë kaq të errët foli si për diçka normale, madje dhe me nota humori.

Për rreth 5 vite ka qenë në të njëjtën dhomë burgu me të atin. Ai tha se në fillim Kiço Ngjela ka qenë 3 vite në burgun e Tiranës, dhe pasi vdiq Mehmet Shehu e transferuan në Burrel ku ndodhej avokati. Babai i tij ishte moshë e madhe, ndaj ai duhej të kujdesej për të.
Avokati rrëfeu se debatonte vazhdimisht me të atin pasi kishin bindje politike të ndryshme.

Debatet mes tyre në dhomën e burgut sigurisht që regjistroheshin. Sipas avokatit, kur Ramiz Alia kërkonte materiale dhe nuk kishin çfarë t’i jepnin, zbardhnin debatet që ai bënte me babanë e tij dhe ia çonin.

Gjatë bisedës u zbulua se në burg avokati në atë kohë ka patur edhe të vëllanë, gjithashtu i dënuar për arsye politike. Ngjela theksoi se ata karakterizoheshin nga optimizmi dhe se nëse do ta duhej ta krahasonte me muzikën ata ishin gjithmonë rrok.

Loading...