Pas protestës së dhu.nshme që u zhvillua ditën e djeshme në rrjet kanë shpërthyer mijëra reagime.
Një ndër to ishte edhe avokati Spartak Ngjela i cili duk komentuar protestën e opoztës ditën e djeshme, në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se FBI kishte hartuar planin mbrojtës për godinën e kryeministrisë.
Më tej Ngjela shkruan se kryeministri pa zyrë ishte fshehur në Vlorë dhe sipas tij kryeqytetin e kishte lënë në dorë të hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent.
Postimi i plotë:
Çfarë do të ndodhë më tej me të korruptuarit e revoltuar të Shqipërisë?
Do të vazhdojnë të ushqejnë shpresën e destabilizimit të Shqipërisë?
Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit.
Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore.
Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dh.unshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi. Njëlloj si Donkishoti me mullinjtë e erës. Ky ishte diskreditimi i marrëzisë Berisha, që nga halli i frikës antikorrupsion kërkoi të digjte Tiranën e mandej Shqipërinë. Asgjë.
ll.
Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.
Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?
Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?
Të shohim.
Duhet të shohim edhe një gjë: a do t’i arr.estojnë keqbërësit e paguar të Saliut?