Spartak Ngjela:”Politikanëve shqiptarë iu janë gjetur rreth 5 miliardë euro”

Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë në lidhje me politikanët shqiptarë.

I pranishëm në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, Ngjela u shpreh se politikanëve shqiptarë iu janë gjetur rreth 5 miliardë euro në off-shore. Sipas Ngjelës, kjo shumë stratosferike e fshehur iu përket të dyja palëve si nga Partia Demokratike ashtu edhe nga Partia Socialiste.

“Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. Institucionet janë nocione ligjore. Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtare, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mençur ul dëmin, por do ta paguaj”, tha ai.

(BalkanWeb)

Loading...