Speca të mbushur/ Deri në pikën e fundit e shijshme!

Përbërësit:

– 10 speca;

– 200 g oriz të zier;
– 1 presh;
– 1 tufë panxhar (Beta vulgaris);
– 1 karotë e madhe;
– 2 lugë hajvar;
– 100 ml domate të ziera;
– 2 domate apo patate;
– kripë;
– piper;
– 4 thelpinj hudhre;
– vaj.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni preshin e grirë dhe shtoi karotën e grirë në rende. Panxharin zieni në avull dhe priteni. Orizin zieni, por jo tërësisht.

Në preshin e fërguar shtoni orizin e zier, panxharin e grirë, hudhrën e grirë, piperin dhe kripën dhe të gjitha bashkoni.

Specat lani dhe hiqjani farat dhe pastaj mbushni. 

Domatet dhe patatet pritni në feta të holla dhe mbyllni specat.

Tepsinë mbështilleni me letër për pjekje, qitni pak vaj dhe radhisni specat.

Qitni domaten e zier sipër tyre dhe vajin.

Piqni në 200 gradë Celsius 50 – 60 minuta.

Shërbejini të ngrohta

Loading...