Pelikani që erdhi nga Shkodra iu nënshtrua një vizite më të hollësishme,për të parë dëmtimet që mund të kishte.
Në lartësinë e artikulacionit karpal specialistët kanë konstatuar një plagë në pjesën e përparme. Kockat e gjata të krahut janë të pa prekura dhe pa fraktura. Përgjigjen më të saktë specialistët për mbrojtjen e faunës në vendin tonë do ta kenë pas një grafie,që do realizohet në ditët në vijim.
Ajo mund të japë edhe një përgjigje të sakte nëse është qëlluar me armë zjarri apo jo. Gjendja e përgjithshme është e mirë dhe pelikani paraqitet aktiv, bëjnë të ditur specialistët që po përkujdesen për pelikanin e dëmtuar. /atsh
Loading...