Specialistja e ISHP-së Tomini: Nuk kemi dalë ende nga pandemia, jemi drejt fundit të saj

Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se vendi ynë nuk e ka kaluar ende pandeminë e koronavirusit, pavarësisht rasteve që janë identifikuar.

Në një intervistë Tomini u shpreh se pavarësisht 18 rasteve përgjatë 24 orëve të fundit, jemi drejt fundit të kësaj pandemie.

Mes të tjerash ajo theksoi se qytetarët duhet të respektojnë të gjitha masat.

“Masat duhet të respektohen maksimalisht. Personeli mjekësor do të jetë në gatishmëri maksimale. Po vlerësohet kalimi në normalitet i Covid-2. Aktualisht niveli i përcjelljes së virusit është shumë i ulët. Kruja, Laci, Tirana janë zonat ku ka më shumë raste.

Jemi drejt fundit të pandemisë dhe duhet kujdes maksimal për masat e distancimit. Parashikohet që Covid-19 të jetë si një virus i zakonshëm stinor”, tha Tomini.

Loading...