Spektakël me balona në Luginën e Drinos

Vijon për të tretën ditë radhazi Gjiro Air Show, një spektakël fantastik në Luginën e Drinos me balona dhe mjete të tjera fluturuese. 

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

“Ky ishte eventi i parë në serinë e shumë të tjerëve që do të organizohen në Aeroportin e Gjirokastrës.

Ambicia jonë është që këtë aset të rëndësishëm ta vëmë në funksion të zhvillimit të turizmit”, -u shpreh Çuçi.

Me mbështetjn e Federatës së Aeronautikës Shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Bashkisë Gjirokastër, ky event bëri bashkë në Gjirokastër shumë vizitorë të huaj dhe vendas të cilët morën pjesë në këtë aktivitet e ku rradha për të fluturuar ishte jashtë çdo parashikimi.

“Ky event ishte një hap i parë tepër inkurajues për organizime të tjera në të ardhmen. Një bravo të madhe”, – tha ministri Çuçi./atsh

Loading...