Spërthen në lot arjola, e bija e surprizon në ‘Big Brother VIP’

Këtë mbrëmje Arjola Demiri u surprizua më në fund nga vajza e saj Alesia brenda “Big Brother VIP”. Në oborr erdhi një kor me fëmijë duke kënduar dhe aktorja dalloi aty vogëlushen e saj.
Arjola përqafoi mes lotësh të bijën, të cilës i tha “Më ka marrë shumë malli për ty. Të dua shumë!”.

“Edhe unë. Jemi shumë krenar për ty”, iu përgjigj Alesia.
Vogëlushja i dhuroi të ëmës një bluzë në të cilën shkruhej: “Edhe Hëna do ta dijë edhe Dielli ty të ka pa se si mami jem të fortë ton Shqipnia çikë nuk ka”.

Takimi i tyre ishte shumë emocionues dhe përloti të gjithë banorët, opinionistët, madje dhe vetë Arbana Osmanin.

Loading...