Spikerja e lajmeve ia thotë në sy Xheni Karajt: Ti e degjeneron shoqërinë, fatkeqësi nëse lind fëmijë

Organizatat e komunitetit LGBT kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Marsela Lekli, Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan sa i takon përdorimit të tërmave të sipërmendura, por dhe qasjes ligjore dhe në bisedatat e përditshme të tyre.

Psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një rrisku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat rriten.

“Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”.

Në këtë moment ndërhyn Xheni Karaj e cila u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero por të ketë orientim seksual gay. Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.
“Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin lgbt që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqeria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.

Mirepo nje debat me i ashper perfshiu spikeren Blerta Tafani dhe Xheni Karajn. Spikerja tha se është fatkeqësi e madhe që një e komunitetit LGBTI të lindë fëmijë, ndërsa Karaj ju përgjigj se është kjo është injorancë e madhe

DEBATI:

Tafani: “Unë jam kundër që të ketë një familje.

Karaj: Mua me vjen keq se je grua.

Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.

Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo ëshTë fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..’

Tafani: Ju nuk bëni dot familje.

Karaj: Sigurisht që bëjme.

Tafani: Jo nuk bëni.

Karaj: Që nesër mund të lind nëse dua.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë. Është fatkeqësi e madhe që të lindni një fëmijë.

Loading...