Spinaq me vezë/ Receta

Ingredients

500 gr spinaq
3-4 vezë
kripë
piper i kuq
piper i zi
2-3 lugë vaj
2 lugë salcë domatesh
1 qepë
gjysmë luge kopër grek (fenugreek)

Spinaqin e pastrojmë mirë dhe ia heqim rrënjët.

Pastaj qepën e grirë nisim e fërgojmë në vaj derisa të nis e ndryshojë ngjyrë. Shtojmë salcën e domates dhe pastaj spinaqin e grirë.

Pastaj shtoni edhe erëzat e koprën greke. Kur të jetë zbutur mirë spinaqi i theni sipër edhe vezët një nga një. Sipër i hedhim piper të kuq e mëlmesa sipas dëshirës. Spinaqi juaj me vezë është gati kur të jetë zier e bardha e vezës.

Loading...