Spiropali: Baba Xhikja dekoroi këngëtarin dibran, por i ngatërroi mbiemrin

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali ka korrigjuar presidentin Ilir Meta lidhur me një dekoratë të dhënë prej tij 10 ditë më parë.

Spiropali thotë se këngëtari dibran që ka dekoruar Meta nuk quhet Qerim Kulla, por Qerim Sula.
“Baba Xhike nuk quhet Qerim Kulla po Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, po e ngatërron me Ilir Kullen që mesa duket do ta dekorosh për këngët e paguara kundër Shqipërisë në mediat e huaja!

Po Peços dhe Luanit kur do ia japësh dekoratën për këngët për mua?”, shkruan Spiropali.

Loading...