Ndërsa shpërndan deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha përmes së cilës heq dorë nga mandati i deputetit, Spiropali sjell në vëmendje një shprehje të Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!
Postimi i Plotë:
Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri!
Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.
Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!
E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!
(BalkanWeb)