Spiropali: “Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaron se presidenti Meta, ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, si dhe shton se ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Spiropali u pyet nëse ka mazhoranca një emër të ri për zëvendësimin e Metës, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij. Ajo u përgjigj se në fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë.

Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë.

Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”, tha Spiropali.

Loading...