Spiropali: Po bëjmë punën tonë për Alvin

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spirropali, në Kuvend i është përgjigjur interpelancës së thirrur nga një grup deputetësh për fëmijën shqiptar, Alvin Berisha, i cili ndodhet në një prej kampeve të rrezikshme në zonën e konfliktit në Siri.

Ajo tha se institucionet shqiptare po bëjnë çështë e mundur për identifikimin e shqiptarëve, ndërsa shtoi se po punohet intensivisht për riatdhesimin e tyre.

Teksa foli për rastin e Alvin Berishës, Elisa Spiropali theksoi se kampi në të cilin ndodhet 11-vjeçari është aktualisht i sigurt dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij.

Loading...