Sporti ne zi! Shuhet sportisti i njohur shqiptar

Ditën e sotme ka ndërruar jetë ikona e shtangës Ferit Berberi.

Kampioni i shumëfishtë i peshëngritjes shqiptare ka ndërruar jetë sot në moshën 75 vjeçare. Berberi vuante nga një sëmundje në mushkëri, duke mos ia dalë ta lërë pas problemin. I dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, Berberi ka qenë ikonë e peshëngritjes para viteve 1990.

Sportist i niveleve të larta, Berberi ka marrë rezultate të mira edhe në nivele ndërkombëtare, duke nderuar emrin e Shqipërisë. Si trajner, nga puna e tij kanë dalë emrat të rëndësishëm të shtangës shqiptare. Për disa vite, njeriu i heshtur i sportit mbajti edhe postin e sekretarit të Federatës së Peshëngritjes. Si te klubi Dinamo dhe Kombëtarja, Berberi la gjurmë me punën dhe talentin e tij.

Loading...