SShqipëri ‘pushtohet’ nga moti i keq , Bashkia paralajmëron qytetarët për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve

Bashkia Lezhë përmes një njoftimi ka paralajmëruar qytetarët e saj për reshje të dendura shiu që mund të sjellin përmbytje dhe rrëshqitje.
Për çdo rast emergjence është lënë një numër telefoni në dispozicion.

“Sipas parashikimeve të motit parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë,të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.

Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049”

Loading...