Stadium dhe kompleks – pol sportiv dinjitoz për qytetin e Vlorës

Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi sot në Vlorë investimet që do të kryhen në këtë qark gjatë vitit 2019, për zhvillimin e infrastrukturës.

“Nuk e kam harruar”, – tha Kryeministri Rama, premtimin për ndërtimin e stadiumit të ri të “Flamurtarit” në Vlorë.

“Jemi duke punuar për të filluar ndërtimin e stadiumit të ‘Flamurtarit’. Është një projekt që nuk përfshin vetëm stadiumin, por përfshin edhe ndërtimin e një kompleksi sportiv modern dhe bashkëkohor”, – tha Rama.

Kryeministri shprehu ambicien për një investim që do të krijojë një pol sportiv dinjitoz në qytetin bregdetar të Vlorës.

“Nuk diskutohet që Vlora meriton të ketë një pol sportiv dinjitoz, siç e ka aktualisht Korça dhe besoj që është me shumë rëndësi për të gjithë rininë, por edhe sportdashësit vlonjatë”, – tha ai.

“Ambicia është që të shtojmë gratë dhe vajzat në stadium për të parë “Flamurtarin”, por që të ndodhi kjo, duhet t’ju bëjmë grave dhe vajzave dhe familjeve, një stadium modern që të jetë tamam një qendër argëtimi, jo një stadium këtu, ku shkojnë dhe rrinë në krahët e njëri-tjetrit 200 veta që bërtasin dhe në fund nuk dinë sa doli ndeshja”.ATSH

Loading...