STAMBOLL – Soylu: 280 000 sirianë kthehen në shtëpi, falë ndërhyrjes së Ankarasë

Falë operacioneve të kryera nga Turqia në veri të Sirisë, të paktën 278 139 sirianë u kthyen në shtëpitë e tyre në Jarablus, Azaz, Mane, al Bab e Afrin, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Sulejman Soylu.

Turqia ka kryer dy ndërhyrje masive ushtarake në zonat pranë kufijve të saj dhe në vitin 2016 operacionin ”Raketa e Eufratit”, kryesisht kundër ISIS-it, ndërsa në fillim të këtij viti me operacionin ‘’Dega e ullirit’’ ka dëbuar milicitë kurde të JPY-së nga zona e Afrinit.

Ankaraja ka sot nën kontroll këto zona. Në ditët e fundit, në Afrin, u hap edhe një zyrë postare shtetërore./  ATSH

Loading...