Një debat me tone të ashpra ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku Astrit Patozi dhe Agron Gjekmarkaj nuk i kanë kursyer akuzat dhe ofendimet ndaj njëri tjetrit.
Fillimisht ka qenë Patozi ai që ka akuzuar kandidatin e PD se në vitin 2017 i dërgonte mesazhe kryeministrit Rama ku i ankohej për Lulzim Bashën, ndërsa më pas Gjekmarkaj i është drejtuar me terma fyes Patozit.
Patozi: Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës
Gjekmarkaj: Po sillesh si ordiner. Mua mos ma ço gishtin fare se s’të llogaris fare si burrë. Mos shpif! Unë nuk e kam për turp për marrëdhëniet me Edi Ramën, kam pirë edhe verë pas emisionit. Mos mu hiq mua si garip. Ti ke qenë gjithë jetën mediokër.”