Gazetari Bledi Strakosha thotë se disa pronarë televizionesh në Shqipëri investohen më shumë se ç’duhet tek imazhi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Strakosha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend ku gazetarët e vjetër nuk vlerësohen si astete, ashtu siç ndodh në botë por u duhet të kujdesen shumë për imazhin për të qenë në televizion.
“Çështja është tek disa drejtues që postin në TV nuk e kanë se e njohin TV, por sipas rrethanave janë investuar shumë te imazhi, kështu që edhe unë rend të bëj atë botoksin, se na e kanë bërë me hije, po na doli një rrudhë…
Një njëri që punon kaq gjatë në TV është aset, pse njerëzit në botë plaken në televizion dhe dilnin. Në Shqipëri po nuk nxore hiret në këngë apo programe të caktuara nuk ekziston. Atëherë si integrohemi në këtë treg? Unë nuk konkurroj dot një 20 vjeçar me pamjen as nuk dua. Dua të kem respekt për veten”, tha Strakosha