Mesditën e së dielës së 17 korrikut, Brilant Martinaj u ekzekutua në Fushë-Krujë.Menjëherë pas ngjarjes makabër, u zbulua se viktima ishte mik i ngushtë i Arkimed Lushës, i njohur si Stresi.
Edhe sot kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga vdekja e tij, 22-vjeçari e “shoqëron” kudo reperin. Stresi ka gdhendur në kllufin e telefonit të tij një foto ku duket krah për krah me shokun e humbur.
Ky detaj është vënë re gjatë një “live” të Kleviol Ahmetit (Cllevios) ku ndodhej edhe Stresi, i cili po përdorte telefonin e tij.
“Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, shkroi Stresi në një postim në Instagram, pas lajmit të ekzekutimit të Brilant Martinajt, ku publikoi edhe disa mesazhe të shkëmbyera me viktimën.