Prej disa orësh studentët kishin bllokuar rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, ku trafiku ka qenë i paralizuar plotësisht. Pas largimit të tyre rrethrrotullimi është zhbllokuar, madje ka nisur edhe normalizimi i qarkullimit të mjeteve.
Studentët u larguan nga aty për t’u zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku kanë qenë edhe një pjesë e tyre.
Të rinjtë vazhdojnë të insistojnë për plotësimin e tetë kërkesave nga kryeministri Rama. Në ditën e 13-të të protestës, studentët kanë refuzuar kategorikisht çdo dialog me Ramën.
Loading...