Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha të ftuar në Fax News deklaruan se do të vijojnë të protestojnë për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë.
Ata u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.
Të pyetur nëse do ti bashkohen protestës së diasporës, studentët u shprehën se i mirëpresin në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.
Gjithashtu për protestën e nesërme ato paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.
“Gjatë protestës së nesërme, do të ketë një surprizë nesër për kryeministrin. Do të ketë një surprizëw për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot.”- thanë studentët, të cilët nuk preferuan të japin më tepër detaje.
“Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.
Çështja e protestës së diasporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë an të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flasim me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to.
Një ndër arsyet se pse unë kam dal të protestoj është cilësia e arsimit në universitet. Po ashtu ajo që kam vuajtur më shumë në fakultet është pjesa e korrupsionit në Universitete. Jam shumë për Veitting-un e pedagogëve”, u shprehën studentët.