Studentët zbulojnë se çfarë do të ndodhë nesër

Bllokimi i rrugëve nuk ka qenë mënyra që studentët zgjodhën për të protestuar këtë të mërkurë.

“Bllokimi i rrugëve është diçka që na dëmton neve dhe qytetarët, pasi ne i kemi mbështetje qytetarët, por që ishte një zgjidhje e përkohshme deri në momentin që kryeministri të kuptojë që ne do të vazhdojmë protestën”, tha një student.

“Bojkotimi i mësimit vazhdon gjithsesi, kjo është një formë proteste”, tha një tjetër.

Në ditën e 15 të protestës, ata kanë marshuar nga fakultetet e tyre drejt Kryeministrisë, duke kërkuar me këmbëngulje të plotësohen kërkesat e tyre dhe jo negociata me kryeministrin.

“Nuk jam për negociata, sepse kemi kërkuar dialog më parë për sa i përket arsimit me ministren dhe nuk na ka dëgjuar. Tani le ta gjejë mënyrën dhe të mbajë përgjegjësinë e kohës së humbur”, tha një student.

“Duke marrë shkas edhe nga vizitat e kryeministrit nëpër universitete, mendoj që dialogu nuk është i frytshëm. Ndaj vazhdimi i protestës është mënyra më e mirë”, tha një tjetër student.

Ndërkohë, të enjten studentët paralajmërojnë se rrugëtimi i protestës do të përqëndrohet përpara Kuvendit.

“Do të vazhdojmë në Parlament nesër, përderisa është seanca. E vetmja arsye është që ligji i arsimit dhe disavantazhet që ka për studentët të shfuqizohet”, tha njëri prej tyre./Tch

Loading...