“Ke dëgjuar Saliun kur thotë se kam deklaruar 2 mijë euro. Është gënjeshtër! Është gënjeshtër e sajuar që unë kam deklaruar se kam 2 mijë euro, nuk është e vërtetë. Unë kam qenë emigrant, dhe si emigrant, si gjithë emigrantët e tjerë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion”, u shpreh Rama.
Në vijim ai tha se shtëpia e tij është e deklaruar në çdo detaj, ashtu sikundër dhe taksat i ka të regjistruara në çdo detaj.
“Mos u bë si Saliu, hë të keqen vëllai, mos e merr si shembull! Me mua lufto sa të duash se vetëm shëndet të bëhet”, deklaroi Rama.
Loading...