Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhje me “Skype”, Vladimir Gogu dhe Zoi Gogu.
Vladimiri dhe Zoi, janë babai dhe e motra e Reldi Gogut, i cili të shtunën që lamë pas, u aksidentua nga një kamion pranë tregut të frutave-perimeve në “Uzinën Dinamo”, ku si pasojë humbi dhe jetën. Vladimiri gjatë fjalës së tij tha dhe kur ishte momenti i fundit që u nda nga i biri. “Më tha që kam marrë leje dhe do të shkoj të blej ushqime, ai ishte momenti i fundit që e kam parë”, tha Vladimiri.
Më tej shtoi, “Dua të zbardhet e gjithë e vërteta, një tregtar që e ka mbajtur në krahë teksa ai ishte i gjakosur, e njoh që në fëmijëri. Ai besoj do të më tregojë më shumë rreth ngjarjes”. Ndër të tjera ai tha që të gjithë televizionet kanë qenë aty në ato momente, por vetëm Top Channel e ka bërë publike këtë ngjarje.
“Ne duam të shohim se çfarë ka ndodhur, kam një tregshitës që e njoh që fëmijë dhe ai e ka mbajtur ne gjoks. Do ta pyes se çfarë ka ndodhur por deri tani kam qenë në gjendje të rënduar për ta bërë një gjë të tillë.
Të shtunën unë dhe bashkëshortja ishim pushim, sepse pronari na tha që do të punojmë me orë të plotë gjatë javës dhe në fundjavë do ta bëjmë pushim. Reldi, më tha që kishte marrë autorizim dhe do të dilte të bënte pazar për familjen, ky ishte momenti I fundit që e kam parë.
Ngjarja e rëndë e së shtunës/ Kamioni përplasi për
Ndërkaq, Reldi, ka qenë student dhe profesori i tij Erjon Kristo, shprehet se e ka pasur një nga studentët më të preferuar. Ai e shikon si të dyshimtë faktin se përse askush nuk ka folur për vdekjen e tij, por ai premton se e gjithë e vërteta do të zbardhet dhe për këtë ai thotë se disponon informacione të sakta që shumë shpejt do të dalin./tc