Studentja e Juridikut mesazh në tubimin e Metës: ‘Nëse do më pyesnin për të arfërmit e mi do ju thoja se ato janë larguar, profesionistët po largohen, popullsia po plaket’

Studentja e drejtësisë, Oneda Skenderi foli ne tubimin e thirrur nga Presidenti Meta, duke thene se kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo kufij dhe për këtë ka listuar një sërë argumentesh, që sipas saj legjitimojnë këtë tubim të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

“Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës është të kalosh kufijtë, të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetutuese, të mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur dhe t’u mbyllësh gojën medias, të lësh shpresë familje.

Prandaj për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do të dëgjohet.

Të gjithë studentët e drejtësisë në vitin e parë njihen me parimet e shtetit të së drejtës dhe hierarkinë e normave.

Kushtetuta është mbi gjithçka dhe mbi këto, e paprekshme. Nëse do më pyesnin për të arfërmit e mi do ju thoja se ato janë larguar, profesionistët po largohen, popullsia po plaket.

Mjaft më papërgjegjshmëri, me pasiguri, është e drejta e këtij sovrani të kërkoj një jetë të dinjitetshme. Një ditë Shqipëria do të bëhet”, u shpreh ajo

Loading...