Studentja e Universitetit “Ismail Qemali” ne Vlorë, e cila vuri me “shpatulla pas murit” kryeministrin Edi Rama ka deklaruar:Studentët po e ndihmojnë kryeministrin të mirëqeverisë !

Studentja e Universitetit “Ismail Qemali” ne Vlorë, e cila vuri me “shpatulla pas murit” kryeministrin Edi Rama ka deklaruar për mediat se studentët po e ndihmojnë atë të mirëqeverisë dhe si i tillë ai duhet të plotësojë kërkesat e tyre. Në një deklaratë, studentja thotë se pasi të marrin një shkresë nga kryeministri për plotësimin e 8 kërkesave, ata do t’i lenë kohë dhe do ta ndihmojnë si ta realizohen këto kërkesa.

“Ashtu si ata në Tiranë, në po kërkojmë një shkresë për të cilën ky zotëri nuk duhet të ketë turp. Në fund të fundit ne jemi elektorati i tij, ne jemi ata që besojmë tek ai dhe ne po e ndihmojmë të mirëqeverisje këtë vend, të paktën te pjesa e arsimit. Ne po i kërkojmë të japë një shkresë që do të plotësohen ato kërkesat. Edhe ne nuk jemi budallenj, jemi të arsimuar, jemi të kulturuar dhe do t’i japim kohën e nevojshme dhe pasi ai të japë këtë shkresë, ne do të ulemi në dialog dhe do ta ndihmojmë si t’i plotësojë ato kërkesa dhe si t’i arrijë ato me bashkëpunimin tonë, sepse duhet me doemos ky bashkëpunim. Qëndrimi që po mban është një qëndrim egoist që ne nuk mund ta pranojmë. Ai më fliste mua “një sekondë, një sekondë” , kur unë mora fjalën, ai u largua. Edhe mua një sekondë më duhet për ti thënë ato 8 pika”, tha ajo.

Studentja i doli përballë kreut të qeverisë, teksa ky i fundit po futej në ambientet e Universitetit për të mbajtur një takim në auditor me studentë dhe pedagogë të këtij universiteti. Rama u prit me protestë, ovacione dhe revoltë të studentëve, ndërsa brenda sallës një student teksa e kritikoi qeverisjen e Ramës përballë arsimit të lartë, braktisi mbledhjen duke marrë menjëherë pas vetes edhe një grup studentësh të tjerë që e mbështetën. Rama e vijoi takimin me pjesën e mbetur të studentëve në sallë, ku këmbënguli se nuk ka plotësim të kërkesave pa dialog.

Loading...