Studim shpresëdhënës: Së shpejti të gjithë do të pajisemi me antitrupa kundër COVID-19, ja kura efektive

Ju mund të mos e keni kaluar koronavirusin dhe për pasojë mund të mos keni fituar imunitet ndaj Covid-19, por së shpejti do të mund të merrni antitrupa posaçërisht kundër virusit të ri.

Antitrupat e koronavirusit mund të përfaqësojnë një kurë shumë efektive, në formën e trupave monoklonalë, siç ka ndodhur me kancerin dhe sëmundje infektive. Për të shndërruar një proteinë të pranishme në gjak në një pilulë që mund të blihet në farmaci, megjithatë, duhet një punë e madhe.

Në Itali Rino Rappuoli, koordinator i Laboratorit të Shkencave në Siena, thotë se antitrupat e fuqishëm mund të na mbrojnë përpara prodhimti të vaksinës.

Lajmi i mirë është se disa ditë më parë: ekipi i studiuesve ka identikuar tre antitrupa jashtëzakonisht të fuqishëm kundër Sars-CoV-2 . Vetëm një do të prekë vijën e nishit dhe do të shndërrohet në një ilaç.

Rappuoli dhe kolegët e tyre analizuan gjakun e 15 pacientëve që ishin shtruar në spital në Institutin Spallanzani në Romë ose në spitalin universitar Sienese dhe tani duke u rikuperuar. Shkëncëtarët italianë identikuan pothuajse 5 mijë antitrupa të ndryshëm.

“Këto janë armë biologjike që luftojnë virusin, shpjegon Rappuoli, qëllimi ynë është t’i përdorim këto molekula natyrisht të pranishme në trupin tonë për të prodhuar ilaçe. Laboratori në Siena nuk është i vetmi grup hulumtues në botë i angazhuar në studimin e antitrupave, një teknikë e njohur dhe e përhapur, sepse lejon prodhimin e barnave të sigurta dhe efektive. Hapi shtesë shkencëtarëve italinë do të jetë të zgjedhin mes tre kandidatëve që japin shpresë konkrete.

Loading...