Studimi – Dy faktorët që tregojnë se sa gjatë do të jetoni

Të jetosh deri në të nëntëdhjetat mund të varet nga masa trupore që keni (gjatësi dhe peshë), nga aktiviteti fizik që bëni dhe nga gjinia juaj.

Një studim i fundit amerikan ka dalë në përfundimin se femrat mbi 90 vjeç janë mesatarisht më të gjata dhe me më pak peshë, por kjo gjë nuk u vu re te meshkujt.

Nga ana tjetër, ushtrimet fizike ndikonin më shumë në jetëgjatësinë e meshkujve.
Ky studim ishte më shumë vëzhgues dhe për këtë arsye nuk jep shpjegime pse doli në këto përfundime, por jep të dhëna interesante mbi shëndetin e meshkujve dhe femrave duke u nisur nga trupi i tyre dhe stërvitja që bëjnë.

Loading...