Studimi hap debat midis ekspertëve/ ‘Përdorimi i kafeinës gjatë shtatëzanisë nuk është i mirë’

Nuk ka një nivel përdorimi të sigurt të kafeinës për një fetus në zhvillim, kështu që gratë që janë shtatzënë ose që mendojnë të mbesin shtatëzënë duhet të abstenojnë kafenë dhe produkte të tjerë që përmbajnë kafeinë, sipas studimit të një eksperti.

Por ekspertët që nuk janë përfshirë në studim, i cili u botua të hënën në revistën BMJ, vë në dyshim përfundimet.
Nuk ka nevojë për “ndryshim të menjëhershëm të udhëzimit aktual”, tha Dr. Christopher Zahn, nënkryetar i aktiviteteve të praktikës për Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

“Udhëzuesi ynë mbetet I njëjti, se konsumi i moderuar i kafeinës, pra më pak se 200 mg në ditë, nuk është faktor kryesor apo kontribues në abort ose lindje të parakohshme,” i tha Zahn CNN në një deklaratë me email. K.K/LajmiFundit.al

Loading...