Studimi i Harvard: ‘Nëse nuk ka kurë dhe vaksinë,karantinë deri në…’

Sipas një studimi të publikuar në ‘Shkenca’ nga Shkolla e Shëndetit Publik T. H. Chan në Universitetin e Harvard, karantina mund të zgjasë deri në vitin 2022, ashtu si edhe masat e distancimit social.

Pa mjekime specifike dhe vaksina, me lehtësimin e kufizimeve, me shumë gjasa epidemia mund të kthehet sërish në vitin 2025.

Të gjitha stimulimet, rezultat i një modeli matematikor, tregojnë se infeksioni ka të ngjarë të rifillojë sapo të hiqen kufizimet.

Faktori i panjohur i antitrupave, megjithatë, duket se është i vështirë të thuash sot atë që paraqet e ardhmja e afërt për ne.

Në fakt, një faktor vendimtar i panjohur mbetet akoma për t’u përcaktuar në llogaritjet, përkatësisht kohëzgjatjen e mbrojtjes të dhënë nga antitrupat anticovid-19.

Kjo është arsyeja pse studiuesit theksojnë nevojën për të kryer studime serologjike mbi popullatën urgjentisht.

Loading...