Studimi Italian: Ja pse po rritet vd ekshmëria nga koronavirusi

Shkalla e lartë e vdekshmërisë së të shtruarve në kujdesin intensiv është për shkak të dëmtimit të dyfishtë të mushkërive, alveolave dhe kapilarëve, shkaktuar nga koronavirusi.

Një hap tjetër përpara për të kuptuar dhe frenuar përhapjen e koronavirusit është hedhur falë një studimi italian të Universitetit të Bolonjës.
Hulumtimi, i botuar në ‘Lancet Respirator Medicine’, ka identifikuar mekanizmin përgjegjës për vdekshmërinë e lartë të pacientëve Covid-19 që janë në kujdesin intensiv.

Nëse virusi dëmton mushkëritë, duke prekur alveolat dhe kapilarët, rreziku i humbjes së jetës është më i lartë.

Sipas studiuesve, dy teste të thjeshta mund ta identifikojnë këtë gjendje dhe diagnoza e hershme së bashku me mbështetjen e kujdesit maksimal të mundshëm në kujdesin intensiv, mund të çojnë në një ulje deri në 50% të vdekjeve. Studimi u krye në 301 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Hulumtimet tregojnë se virusi mund të dëmtojë dy përbërësit e mushkërive: alveolat, të cilat marrin oksigjen dhe lëshojnë dioksid karboni, dhe kapilarët, enët e gjakut ku ndodh dioksidi i karbonit dhe shkëmbimi i oksigjenit.

Kur mikroorganizmi godet, duke shkaktuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, vdesin pothuajse 60% e pacientëve.

Rezultate të ndryshme janë vërejtur nëse Covid-19 dëmton vetëm një nga të dyja: në këtë rast, pak më shumë se 20% e njerëzve të infektuar humbin jetën.

Gjetjet e hulumtimit janë të rëndësishme si për trajtimet aktualisht në dispozicion ashtu edhe për studimet e ardhshme mbi ndërhyrjet e reja terapeutike për pacientët e prekur nga Covid-19. Falë rezultateve të këtij studimi do të jetë gjithashtu e mundur të shkohet më tej.

Loading...