Sipas Daily Mail, shkencëtarët besojnë se SARS-CoV-2 po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.
Ekipi i studiueve, i drejtuar nga profesor Li Lanjuan ka testuar efektivitetin e virusit dhe si mund ai të infektonte dhe të vriste qelizat njerëzore në laborator.
Ngarkesa virale pra sasia e virusit u vlerësua nga ekspertet në të gjitha qelizat pas një, dy, katër, tetë orësh, ditën tjetër dhe 48 orë më vonë. Ekspertët gjithashtu shikuan efektet nëse virusi në mënyrë strukturore ndryshoi qelizën gjatë infeksionit, deri në tre ditë pas eksperimentit.
Sipas tyre, rezultatet treguan se mutacionet e vëzhguara mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në ngarkesën virale.
Ky konstatim tregon se mutacionet mund të ndikojnë dukshëm në vet patogjenitetin dhe efektivitetin e këtij të fundit për të infektuar si dhe shkallën e përhapjes.Ekipi kinez gjeti disa nga mutacionet më vdekjeprurëse në Zhejiang, ku dhe ndodhet universiteti.
Këto mutacione ishin parë edhe në disa vende europiane siç janë Italia dhe Spanja, përpara se të përhapej në Nju Jork.Por shkencëtarët pranuan se “diversiteti i plotë mutacional i virusit në Wuhan në ditët e para është ende i panjohur”.
Studiuesit paralajmëruan se vetëm pse mutacionet ishin më të butë, nuk do të thotë se ekziston një rrezik i ulët i vdekshmërisë.
Edhe shkencëtarët e universitetit të Kembrixhit zbuluan se ekzistojnë tre lloje të koronavirusit që kanë prekur shumicën e rasteve në botë.