Influencues ose ndikues. Pavarësisht se cila mund të jetë fjala e duhur që i përcakton në gjuhën shqipe, moda e tyre ka hyrë edhe në Shqipëri.
Është fjala për persona të cilët falë ndjekësve të shumë në rrjetet sociale, arrijnë ta kthejnë tahmë këtë aktvitet në një industri fitimprurëse. Në Itali, një emër i njohur në këtë fushe ishte ai i Chiara Ferragni.
Biznesi i saj në fushën e shitjeve me pakicë tashmë vlerësohet në rreth 30 milionë dollarë në vit, ndërsa ndjekësit e saj kanë arritur 18.5 milionë, për krahasim, duke tejkaluar të gjithë popullsinë e Holandës. Frymëzim për vajzat e reja që duan të jenë blogere dhe ndër pionieret e brezit të influencuesve, në kohën e zhvillimit të marketingut digjital.
Një artikull i revistës Monitor, tregon se këta “influencer” të cilët kanë një numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale edhe ne Shqiperi, po e shfrytëzojnë këtë favor si biznes për të reklamuar produkte të ndryshme dhe kërkojnë nga 100 deri në 2 mijë euro për një publikim.
“ Shpenzimet për marketing për influencuesit janë rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit, dhe raportet tregojnë se pritet të jetë një treg 5-10 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Në zemër të marketingut digjital padyshim ndodhen ndikuesit që kanë popullaritet të mire”, shkruan Monitor,duke bërë me dije se pagesat në Shqipëri shkojnë kryesisht 2-5 euro për 1000 ndjekës. “Duke qenë se edhe influencuesit shqiptarë, gjithnjë e më tepër po akumulojnë një numër më të lartë ndjekësish besnikë, pagesat kanë arritur mbi 2000 euro për një postim në “Instagram”, thuhet në artikull.
Nga mikro-influencues, njerëzit me më pak se 100 mijë ndjekës, e deri tek VIP-at: në mediat sociale, mund të bëhen shumë para.
Sipas të dhënave, kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në “Instagram” është rritur me 44% nga viti 2018 në vitin 2019. Për një postim të sponsorizuar në blog, çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006-n, në 1442 dollarë në 2019-n.(burimi:opinion.al)