Shi Zhengli, studiuese e famshme kineze e cila hulumton prej kohësh koronaviruset e ngjashme me SARS që e kanë origjinën nga lakuriqët e natës, paralajmëroi se përhapja e koronavirusit është “vetëm maja e ajsbergut” duke marrë parasysh se me çfarë mund të përballet njerëzimi pa një përpjekje globale për të parandaluar shpërthime të ngjashme infektive.
“Nëse duam të parandalojmë një tjetër shpërthim të sëmundjes, duhet të përparojmë përsa i përket studimeve të këtyre viruseve, të cilat ndodhen te kafshët e egra në natyrë,” tha ajo (via Fox News) për televizionin shtetëtor të Kinës, CGTN.
Shi Zhengli njihet si “bat woman” për shkak të hulumtimeve të saj prej kohësh në lidhje me lakuriqët e natës në veçanti dhe viruseve të gjitarëve në përgjithësi.
Studiuesja e famshme kineze: ‘Koronavirusi është vetëm maja
Zhengli shërben si zëvendësdrejtore e laboratorit të Wuhan, i cili dyshohet se lëshoi aksidentalisht virusin te njerëzit, pretendime që janë hedhur poshtë nga laboratori.
“Pretendimet se virusi erdhi nga laboratori ynë janë një “trillim i pastër” u shpreh drejtori i Institutit, Wang Yanyi për CGTN, pas akuzave të presidentit të SHBA, Donald Trump. “Si të gjithë të tjerët, ne nuk e dinim që virusi ekzistonte. Si mund të ketë dalë nga laboratori ynë?”
Shi gjithashtu mohoi akuzat duke thënë se shtamet e lakuriqëve që ajo ka studiuar (variant gjenetik ose nëntip i një organizmi, si për shembull virus ose bakter) janë të ndryshme.