Stuhi detare në Durrës dhe Vlorë, paralizohet puna në porte, tragetet nisen me vonesë

Moti me erë me drejtim nga jugu përfshiu ka përfshirë të dy brigjet e Adriatikut që nga mesdita e djeshme.

Tragetet u nisën vetëm sot në orën 6:00 të mëngjesit nga Durrësi e nga Bari dhe mbërrijnë në porte rreth orës 14:00.
Trageti Ankona-Durrës është në orar dhe mbërrin në port rreth orës 11:00.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë në spirancë derisa të pushojë stuhia detare.

Loading...