Stuhi dhe përmbytje në gjithë vendin! Meteorolgoia zbulon ditën kur përmirësohet situata

Rreshje me intensitet të lartë ka patur në të gjithë vendin që nga mbrëmja e djeshme, por kryesisht në veri, veri-perëndim por edhe në skajin jugor. Gjirokastra, Përmeti, Tepelna dhe Vlora.Nga Bajrma-Curri deri afër kryeqytetit. Edhe në Tiranë ka patur herë pas here rrebeshe të shiut.

Në 80% të territor shqiptar pritet që të vijojë me këto rrebeshe të herë pas hershme me intensitet shumë të lartë të rreshjeve. Kjo bën rritjen e riskut të përmbytjeve dhe të zgjerohet zona ku deri në këto momente ka patur përmbytje krejt të vogla dhe urbane.

Sonte në mbrëmje dhe gjatë natës intenisteti i rreshje do të jetë shumë i lartë.

Nesër paradite pritet një qetësim i situatës. Reshjet nuk do të ndalojnë, por me intensitete shumë të ulëta.

Një tjetër episod i ngjashëm me këtë që ka ndodhur mbrëmë dhe gjatë gjithë ditës së sotme, pritet sërish të martën në mbrëmje deri në orët e para të ditës së mërkurë.

Deri të mërkurën pritet të bien edhe 120-150 mm reshje në veri dhe në skajin jugor të vendit dhe diçka më pak në zona qëndrore, bën me diej meteorolgoia Tanja Porja.

Presim një stabilizim të situatës nga dita e enjte deri në fund të muajit. Në fundin e muajit pritet sërish një situatë me reshje, por nuk bëhet fjalë për ngjarje si e mbrëmshja apo ajo çfarë na pret deri ditën e nesërme. Gjithashtu pritet edhe rënie temperaturash.

Loading...