Stuhi dhe reshje shiu, ja zonat më problematike për momentin

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në qarkun e Kukësit. Emergjencat Civile në qarkun e Kukësit kanë dhënë detaje në lidhje me problematikat e krijuara nga moti me reshje të dendura shiu.

Sipas Emergjencave Civile probleme në Tropojë ka në furnizimin e banorëve me energji elektrike.

Nuk furnizohen me energji elektrike si me poshte: Nj.Ad Bytyç fshatrat Pac, Vlad, Zherkë, Berishë. Nj.Ad.Llugaj,Fshati Luzhë, Nj.Ad.Tropojë e Vjetër,Fshati Shumice, Zona Shipshanit, Fshati Kasaj,Fshati Lugizi dhe Qafë- Morinë.

Po punohet per rikthimin e energjise. E gjithe pjesa tjetër e territorit të Bashkise Tropojë,furnizohet me energji elektrike.

Situata në Bashkine Tropoje është si më poshtë:

Advertisements

Situata e motit është shoqëruar me reshje shiu. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se trugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugeve per mbajtjen funksionale të tyre.Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente,ngelemi ne kontakt.

Rezervuaret po mbahen nen monitorim me shkarkuesit normal.Situata në bashkinë Has sot pas reshjeve të shiut duket e qetë.

Sipas informacioneve të marra, rrugët nacionale dhe ato rurale janë te kalueshme pa problem gjithashtu kontraktoret janë gjatë gjithë kohēs në terren duke pastruar kryesisht konetat për mosbllokimin e tyre.E gjithë bashkia Has furnizohet me ujin e pishëm dhe energjinë elektrike normalisht.

Vazhdon Monitorimi i rezervarëve nga bashkia ku situata është e qetë. Edhe në Bashkinë Kukës situata është e qetë dhe deri më tani nuk ka probleme si pasojë e situatës së motit pasi edhe rreshjet e shiut janë me intesitet të ulët.

Loading...