Stuhia “Lorenzo” godet Britaninë

Britania po përballet me përmbytjet dhe stuhinë që ka goditur vendin.

Stuhia Lorenzo ka përfshirë Britaninë mëngjesin e sotëm me erëra që arrijnë një shpejtësi deri në 100 km/h.

Ajo ka sjellë shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin.

Shërbimi meteorologjik irlandez ka shpallur gjendjen e emergjencës si dhe ka deklaruar që priten rreshje më të dendura në ditët në vijim.

Janë regjistruar përmbytje në 43 zona përgjatë Britanisë dhe 11 në Angli.

Në zonën e Isle of Man, lumi që përshkon qytetin ka da dalë nga shtrati duke izoluar qytetarët në shtëpitë e tyre.

Shteti ka venë në lëvizje strukturat e ndihmave të cilët kanë filluar një operacion shpëtimi për banorët.

Loading...