Su.lme me thi.kë në Londër, humbasin jetën 5 persona

Një adoleshent është bërë viktima e 5-të e një sulmeve me thikë në një stacion metroje në Kensington në Londër.

Sipas autoriteteve, identiteti i të riut ende nuk është bërë me dije, ka rënë pre e një sulmi por rreth kësaj ngjarje nuk ka shumë detaje.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen pas atij të ditës së djeshme ku një 37-vjeçar, Harold Hill u godit me thikë rreth orës 6 të mëngjesit.

Ndërkohë, pas plagëve të marra, 37-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve.

Gjithashtu viktimë e sulmeve zinxhir ka rënë edhe 17-vjeçarja, Jodie Chesney, në Havering.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiku Khan, ka shprehur zemërimin dhe pikëllimin e tij për vrasjen e të rinjve. Khan tha: “Më vjen keq për vrasjen vdekjeprurëse të një vajze 17-vjeçare në Haverin.

Jam i zemëruar nga fakti se kriminelët e dhunshëm i drejtohen londinezëve të rinj. Unë i rekomandoj kujtdo që ka informacion për të njoftuar policinë.” Javën e kaluar, ishte

Yousef Makki që ndërroi jetë pasi u sulmua me thikë në fshatin Hale Barns, ndërsa po vizitonte miqtë e tij.

Gjithashtu edhe një spanjoll 26-vjeçar, Davin Martinez, u godit me thikë pas një ndjekjeje të pamëshirshme në Leathon.

Loading...