Suedi – Hapet kafe-restoranti “Labëri”!

“Shqiptarët kanë treguar që dinë të integrohen kudo që janë vendosur, pa u shkëputur nga rrënjët e tyre”, u shpreh sot Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Ai solli në vëmendje rastin e Labika Radogoshi-Komoni e cila edhe pse jeton në Lund të Suedisë që prej moshës 8-vjeçare, ka ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

Për të promovuar vendlindjen e saj ajo ka hapur një kafe–restorant me emrin “Labëri”, ku shërben specialitete të kuzhinës shqiptare. /

atsh

Loading...