Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një ndërhyrje rallë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, në QSUT.
Ndërhyrja është realizuar tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.
Rama thekson se mjekët falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.
“Në QSUT një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri. Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.
Falënderimet për ekipin e jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes. VetëmPërpara”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/897681111727551?ref=embed_post