Sukses pas suksesi! Bleona Qereti aktore në rolin e një ‘boss lady’ në filmin hollivudian

Sukseset nuk kanë të ndalur për këngëtaren e njohur Bleona Qereti. Mesa duket ajo ka vendosur së fundmi të mos heq dorë nga aktrimi.Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e veshur shumë sharmante.
Ajo ka zbuluar se do jetë pjesë e një projekti të ri filmik dhe do luajë rolin e një ‘boss lady’.

Bleona ka bërë me dije se personazhi i saj do të quhet Brooke, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme. Gjithçka mbetet për t’u ndjekur në vazhdim se për çfarë filmi bëhet fjalë, ku do xhirohet, e me kë.

Loading...