Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 4 persona, 3 prej tyre në gjendje kritike

Një sulm me thikë ka tronditur një supermarket në Zenlandën e Re, ku për pasojë janë plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Mësohet se autori i ngjarjes është në pranga tashmë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kesaj ngjarjeje.

“Ne sapo dëgjuam një britmë dhe menduam se dikush duhet të ketë rënë në tokë, por thirrja bëhej gjithnjë e më e fortë dhe më shumë njerëz ulërinin. Unë pashë një dorë me gjak mes njerëzve; një dorë të përgjakshme dhe të gjithë filluan të vraponin drejt daljeve.”, tha një dëshmitare për mediat.

Loading...