Avionët luftarakë goditën dy ndërtesa të larta në Gaza, ku sipas një deklarate të forcave ajrore të vendit, është vendosur “infrastruktura ushtarake” e Hamasit.
Ky njoftim erdhi menjëherë pas sulmit izraelit në Kullën Palestineze në Gaza.
Në fakt, sulmi u regjistrua teksa korrespondentja e Al Jazeera, Youmna El Sayed po transmetonte drejtpërdrejt zhvillimet.
“Forcat Ajrore sulmuan dy objekte ushtarake të anëtarëve të lartë të organizatës terroriste Hamas brenda ndërtesave të larta”, tha Forca Ajrore izraelite, pa dhënë vendndodhjen e saktë.
Në deklaratën e Forcave Ajrore thuhet se Hamasi po e vendos ushtrinë e tij në zemër të popullatës civile në Rripin e Gazës.
Loading...