Sulmi kibernetik/ Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil: Ishte sabotim

Shqipëria u përball dje nga një sulm kibernetik që përfshiu të gjitha pikat kufitare të vendit.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit, ishte një sabotim. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh se aviacioni civil kërkoi ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Krizave për përballimin e situatës.

“Në aviacionin civil, ajo çka ndodhi me sistemin TIMS, klasifikohet me përkufizimin, sabotim. Çdo veprim me qëllim dhe rezultati i rmarrë si pasojë e këtij veprimi të qëllimshëm, e klasifikon ngjarjen në sabotim, pra është ngjarje në sabotim. Në raste të tilla, në raste të sabotimit, aviaconi civil kërkon nga autoritetet vendore të ngrihet ajo që quhet Komiteti i Koordinimit të Krizave. Flitet për një situatë jo normale, jo të zakonshme. Ka pasur shkëputje normale të shërbimeve. Kur ne u njoftuam, u aktivizua Komiteti”, theksoi ai.

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kanë konfirmuar se sistemi TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është rikthyer totalisht në funksion gjatë mëngjesit të sotëm, pas punës që kanë kryer ekspertët e IT-së, së bashku me aleatët.

Vendi ynë prej dy ditësh ka rënë pre e sulmeve. Pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

Loading...